×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë vjen në Kosovë, pritet nga Hoxha

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Prodën.

    Me anë të një njoftimi në Facebook të policisë së Kosovës, bëhet e ditur takimi është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.

    “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim miqësor drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë Ilir Proda, po ashtu i shoqëruar edhe nga zyrtarë të lartë policorë të shtetit. Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori Hoxha fillimisht ka falënderuar drejtorin Proda për vizitën e tij dhe njëkohësisht ia ka uruar të njëjtit detyrën e tij në krye të Policisë së Shtetit. Drejtori Hoxha i njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim.

    Përveç tjerash të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

    “Gjithashtu është veçuar se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet policore të Shqipërisë, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta policore dhe luftën ndaj dukurive negative. Në anën tjetër, drejtori Proda falënderoi drejtorin Hoxha për mikpritjen dhe njëherësh potencoi se Policia e Shqipërisë do të jetë çdo herë e gatshme në realizimin e synimeve të të dy policive, si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe të luftës ndaj krimit, përfshirë atë transkufitar. Takimi u përmbyll me zotimin e dy përfaqësuesve kryesorë të dy institucioneve simotra, për rritje të mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen, duke u zgjeruar edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.