Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se nesër do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e parë në Kosovë.
Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.
Drejtori u pyet në rrjetin social twitter se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina./Front Online