×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Klinikës Torakale: 203 raste me kancer të gjirit sivjet, 17 më shumë se vjet

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur drejtori i klinikës, Nazmi Kolegci.

    Ai për EO ka thënë se në Kirurgjinë Torakale është realizuar numër i madh i operacioneve për kancerin e gjirit për arsye se si klinikë janë pajisur me metodat më të reja që e mundësojnë një gjë të tillë

    Kolgeci ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me kancer të gjirit, përkundër rënies së popullsisë në vend.

    “Numri deri tash i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023-2024 numri i sivjetmë është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është shqetësuese për arsye se pavarësisht se popullata është në rënie e sipër, numri i kancerit të gjirit jo vetëm se nuk është në rënie por ka një rritje prej diku 7 apo 8 pacientë më tepër se sa vitin e kaluar. Realisht në klinikën tonë janë regjistruar 203 raste me kancer të gjirit prej tyre janë 17, që është bërë një e katra prej heqjes së gjirit, gjithashtu kemi pasur edhe 141 me kancer të gjirit që i është nënshtruar disekosionit aksilar dhe heqjes komplet të gjirit. Gjithashtu në klinikën tonë janë realizuar biopsi të gjirit që janë diku rreth 105 raste me CNG ose që quhet me nërbërthamë dhe gjithashtu kemi pasur edhe dikund 90 raste në sallën e madhe që janë nënshtruar nesrionit të përgjithshëm”, ka thënë Kolgeci, teksa rritjen e rasteve e sheh si trend botëror.

    “Ky numri në rritje është trend në krejt botën, nuk anashkalohet vendi jonë Kosova dmth edhe Shqipëria por kjo është shqetësuese në krejt botën, pra i ka prekur në të gjitha vendet e botës por ajo që është një rritje me kancerin e gjirit është vetëdijesimi i popullatës dhe natyrisht edhe mënyra e jetesës shikueshmëria në parimin iluzionar urbane janë dy gjëra që duhet të jetë edhe më i madh se sa që ka qenë në vitet e kaluara”, ka thënë tutje Kolgeci.

    Kolgeci ka treguar edhe shkaqet e rritjes së rasteve me kancer të gjirit dhe një ndër to përmend edhe mënyrën e jetesës.

    “Është mënyra e jetesës që ka ndryshuar, por normalisht që është edhe kjo që është vetëdijesimi i popullatës shumë më e lartë dhe nuk hezitojnë të lajmërohen tek mjeku dhe normalisht tek diagnostikimi është shumë më i shpejtë në të kaluarën, siç e dimë ne jetojmë në Kosovë dhe e dimë që shumë gra nuk janë lajmëruar tek mjeku dhe janë lajmëruar në fazat e vonshme kur edhe ka qenë e pamundur një intervenim kirurgjik apo edhe një trajtim onkologjik”, u shpreh Kolgeci.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Aktivisti politik në SHBA dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka vlerësuar se Kosovës i duhet qasje shtetërore dhe bashkëpunuese karshi SHBA-ve....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Hetuesit policorë dje në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Deçan. Ai po dyshohet se ka kryer vjedhje në dy mobil-shop dhe një kioskë....
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do ta mbajë Konventën e kësaj partie në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta...
    Vip01 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Kevini ka komentuar komentin që motra e Anës i tha asaj. Kevini, mes tjerash theksoi se...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Dhjetra oficerë policie në Orlando iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna masive herët në mëngjes të së premtes. Dispeçerët morën një telefonatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.