Drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku thotë se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj.
Ndërkaq, ai tutje ka thënë se 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.
Sadiku në emisionin “Argument Plus” në RTV21 tha se ka pasur raste të riinfektimit me Covid-19 edhe në Kosovë.