Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugalliu, ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, se gjatë 2023-tes ka pasur të hyra vjetore personale mbi 25 mijë euro derisa të hyrat e familjes, përfshirë bashkëshorten dhe prindërit arrin mbi 33 mijë euro, shkruan Front Online.
Para të gatshme nuk është se ka edhe shumë. Pranë APK-së, Llugaliu ka deklaruar se në instuticionet financiare, ka mbi 6300 euro të gatshme.
Ndërkaq sa i përket pasurisë së paluajtshme, Llugaliu ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej mbi 70 mijë euro dhe dy parcela tokë.
/FrontOnline/