×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Drejtori i Bordit në konflikt interesi (Dokumente)

    FrontOnline
    03 Shtator 2019

    Sejdë Tolaj muaj më parë është zgjedhur anëtar i Bordit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, mirëpo njëkohësisht mbanë pozitën edhe të drejtorit në Agjencionin Kosovarë për Produkte Medicinale (AKPM), raporton Portali “Front Online”.

    Mbajtja e dy pozitave të tilla në institucione është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, përkatësisht Nenit 5, ku thuhet se personi zyrtar nuk duhet të ushtroj funksione administrative, mbikqyrëse, apo përfaqësimi në shoqërinë tregtare, firma, institucione, kooperativa, fonde apo agjencione.

    Tolaj në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit(AKK) ka shkruar se është drejtor në AKPM, por jo edhe në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”.

    Megjithatë, ai ka deklaruar për Portalin “Front Online” sipas një vendimi intern e luan rolin e zyrtarit kryesor financiar në AKPM, pozitë kjo, e cila, sipas tij, është profesionale dhe nuk përbënë konflikt interesi, ndonëse në dokumente zyrtare i figuron emri i drejtorit në këtë Agjencion.

    “Në bazë të një vendimi intern e ushtroj funksionin e zyrtarit kryesor financiar dhe kjo nuk paraqet konflikt interest”, ka deklaruar Tolaj.

    Ai madje është arsyetuar se pse nuk i figuron pozita e Drejtorit të Bordit në Ujësjellës në formularët e deklarimit të pasurisë në AKK. “Pasurinë në Agjencionin Anti Korrupsion e kam deklaruar në muajin mars, përderisa në Bordin e Ujësjellësit jam zgjedhur diku në muajin qershor. Vitin tjetër do ta deklaroj edhe për Ujësjellës”, ka thënë Tolaj.

    Për më tepër Sejdë Tolaj më 22 korrik të këtij viti është emëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, edhe kryesues i Komisionit të Auditimit në Ujësjellës.

    Përndryshe, me rastin e zgjedhjes së Tolajt në Bordin e Ujësjellësit “Prishtina” mediet kishin raportuar se ai ka qenë anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila udhëhiqet nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj.E kaluara e tij politike është e lidhur me disa parti politike. Por, së fundmi ka qenë pjesë e partisë së kryeministrit. Ai ka qenë kryetar në forumin rinor të LDK-së, sekretar i përgjithshëm në LDD, e më pas në partinë e kryeministrit AAK, si anëtar i kryesisë së partisë së kryeministrit Haradinaj.
    KALLXO.com madje kishte gjetur se ai është aktivë ne përkrahjen e AAK-së në rrjetet sociale.
    “Unë jam mbështetës i AAK-së edhe i vizionit politik të kryeministrit Haradinaj dhe do ta mbështes edhe në të ardhmen, mirëpo viteve të fundit nuk kam ndonjë pozitë në organet qendrore të partisë”, tha Tolaj për KALLXO.com.
    Por, ai ka thënë se nga viti 2018 është dorëhequr nga pozitat që kishte në partinë e kryeministrit.
    / Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.