×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Drejtori i ATK-së tregon sa është tatimi për përfituesit nga rrjetet sociale

    FrontOnline
    02 Qershor 2022

    Përfituesit nga rrjete sociale si TikTok, Instagram, YouTube, Facebook, e të tjera, tash e tutje do të tatohen nga shteti.

    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në Klan Kosova, tha se ligji për t’u tatuar fitimet nga rrjetet sociale ka ekzistuar kaherë, pasi që të njëjtat trajtohen njëjtë si bizneset tjera. Por tani, kanë bërë programet softuerike, që ua mundëson t’i detektojnë përfituesit.

    I njëjti ka treguar edhe për shumën që do ta paguajnë përfituesit nga rrjetet sociale.

    Sipas tij, “te bizneset e vogla ose të individët që realizojnë të ardhura brenda tre muajve deri në 1250 euro, është një normë 37.5 euro, që duhet për të paguar tatim si dhe kontributin pensional. Mbi atë shumë, duhet të paguajnë pjesën e 9 për qind në pjesën e të hyrës së saj. Por, nëse kanë qarkullim mbi 30 mijë euro brenda viti, janë të detyruar të paguajnë edhe TVSH, gjë që norma e TVSH është 18%”.

    ATK, po ashtu do të mbledh tatimin edhe nga veprimtaritë ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i ulluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.