×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Drejtori i ATK-së paralajmëron masa të ashpra për bizneset që fusin familjarë dhe që i largojnë punëtorët nga listat

    FrontOnline
    17 Prill 2020

    Afati i aplikimit, për ata që duan të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e Qeverisë, u hap me 15 prill të këtij viti.

    E, kjo bëri që sistemi elektronik i Administratës Tatimore të Kosovës, të ‘vërshohet’ menjëherë prej kërkesave.

    Për vetëm dy ditë bizneset kërkojnë kompenzim për rreth 29 mijë punëtorë

    Për dy ditë në këtë institucion, 6096 kërkesa  i bënë bizneset për 28.765 punëtorë të tyre.

    Këto statistika i bëri të ditura drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një intervistë dhënë portalit Front Online.

    “Kemi të bëjmë me tri kategori, A, B dhe C. Kategorisë A i takojnë 27.092 kërkesa, kategorisë B, 358 dhe kategorisë c, 1345 kërkesa. Kategoria C ka të bëje me ata të punësuar qe kane lidhur kontrata të punës pas datës 1 mars të këtij viti dhe përfitojnë nga kjo pako emergjente. Kategoria B, ka të bëjë me atë të cilët për shkak të vështirësive financiare kanë shkëputur kontratatë me punëdhënësit përkatës. Kategoria A janë ata të punësuar që bizneset e tyre kanë pasur vështirësi financiare dhe nuk kanë arritur t`ua paguajnë paratë për muajin mars”, u shpreh ai.

    Bizneset që tentojnë të mashtrojnë, i pret përballja me drejtësinë

    Ndonëse këto kërkesa kanë ardhur, rishqyrtimi i tyre fizik, pritet të nis nga ATK-ja tek me 21 prill.

    E Murtezaj beson se gjatë kontrollimit nuk do të hasin ndonjë kërkesë të atillë, ku pronarët e bizneseve në vend të punëtorëve ka regjistruar familjaret e tyre.

    “Ne jemi një institucion që nuk guxojmë të prononcohemi pa u bazuar me fakte. Deri më tani mbetën deklarime, nëpër qarqe të caktuara dhe jo të konfirmuara. Nuk kemi indikacion që po ndodhë një gjë e tillë. Pas shqyrtimit të kërkesave, mund të shihet nëse ka diçka të tillë që unë personalisht nuk dyshoj që ka diçka të tillë, sepse tash po përfitojka një shumë 130 ose 170 euro, por kjo nënkupton se do të ketë obligime shtesë për periudhën vijuese. Sepse nëse futën në listën e pagave duhet të paguaj detyrime tatimore dhe pensionale për komplet 1 vit”, tregoi ai për Front Online

    Por, kushdo që tenton të bëjë diçka të tillë, Murtezaj siguron që do të përballet me drejtësinë.

    “Ato mbeten çështje e organeve të drejtësisë sepse mund të konsiderohet vepër penale për tentim të mashtrimit. Ne si ATK e kemi për detyrë t`i raportojmë ato raste te Prokuroria dhe Policia”, theksoi ai.

    Ka pak gjasa që të shtyhet afati për pagimin e tatimit për biznese

    I pari i ATK-së, foli edhe për zgjatjen e mundshme të deklarimit dhe pagesës së tatimit për bizneset pas 30 prillit, pasi që kufizimi i lëvizjes në fuqi është deri më 4 maj 2020 .

    Tha se ka pak gjasa qe Ministria e Financave të shtyjë edhe një herë deklarimin dhe pagesën e tatimit, siç bëri herën e fundit kur e shtyu atë për datën 30 prill.

    “Deri më tani kur po flasim duhet të potencoj që nuk ka indikacione se do të ketë shtyrje të mëtutjeshme, me theks të veçantë në deklarim sepse nuk ka arsye te shtyhet ose prolongohet sepse sistemi ynë është sistem elektronik mund të bëhet nga zyra dhe nga shtëpia. Krijon hapësirë të mjaftueshme që bizneset të bëjnë deklarimet e qarkullimit apo detyrimeve tatimore të tyre”, tha ai për Front Online.

    Afati për aplikim i atyre që duan të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e Qeverisë zgjat deri më datën 15 maj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.