Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së.
Raportimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim, njofton EkonomiaOnline.
Zakonisht pas përfundimit të mbledhjes ka adresime për media nga kryetarja e komisionit ose nënkryetari.
Agjenda e plotë e Komisionit:
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 25.09.2024;
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti;
4. Të ndryshme.