Pas një pune 2 vjeçare p vjeçare për Planin Zhvillimor Komunal u kurorëzua me miratimin nga Kuvendi Komunal, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur drejtiri i Drejtorisë së Urbanizmit, Besnik Beka, i cili theksoi se ky plan e bën Mitrovicën me perspektivë të qartë ekonomike e zhvillimore.
Po ashtu Kuvendi Komunal i Mitrovicë në mbledhjen e 36-të ka miratuar edhe këto pika tjera të rendit të ditës: Propozim-vendim për miratim të ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në vendin e quajtur “Magazini te Monopoli”; Propozim-vendimi për miratim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Idriz Sadiku; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Xhavit Beka; Propozim-vendim për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2020/2021 dhe Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0112203/19-11 dt. 26.12.2019 Për ndërrimin e destinimit të tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.
Ky është postimi i plotë i drejtorit Beka:
Puna intensive 2 vjeçare për Planin Zhvillimor Komunal sot u kurorëzua me sukses, pas miratimit nga Kuvendi Komunal.
Grupe të ekspertëve, shoqërisë civile e zyrtarëve komunal, sot e bën Mitrovicën me përspektivë të qartë ekonomike e zhvillimore.
Të gjithe asambleistët i falenderoj për mbështetjen.
Me respekt,
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Besnik Beka
https://www.facebook.com/besnik.beka3/posts/10221066721030492