Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të mëhershme.
Bëhet e ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit edhe për 6 muaj të tjerë, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për 6 muaj.