Skuadra e Kukësit shumë shpejt do të jetë me stadiumin e saj më të ri.
Pas gati dy vitesh skuadra verilindore ndeshjet e saj si pritëse po i zhvillon jashtë qytetit të saj, sepse stadiumi “Zeqir Ymeri” do të ndërtohej nga fillimi.
Klubi i Kukësit me anë të një video-je të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social në “Facebook”, ka shkruajtur se stadiumi është drejt përfundimit.
Në pamjet e publikuara në stadiumin “Zeqir Ymeri” mungojnë vetëm vendosja e stolave dhe e tapetit të gjelbërt.