Zyrtarët serb vazhdojnë haptazi të tregojnë se kanë furnizuar prokurorinë speciale me materiale nga Serbia, dhe se gjykata speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ta.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të Millosheviqit, Milovan Drecun dje në emisionin e mëngjesit në televizionin serb HapyTv ndër tjerash deklaroi se janë dhënë 159 lokacione.
“ Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në baze të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale (burgimet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet…), po e shoh që ka shumë informata që ne iu kemi dhënë, p.sh. burgjet ilegale, nga 159 lokacione nga to edhe në Shqipëri, ata tashme i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe 2 në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Unë kam listën e asaj që ne iu kemi dhënë atyre (prokurorisë speciale), dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave janë gjete në aktakuzë, e kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”.
“Natyrisht, edhe shumë çka iu kemi dhënë, gjë që është më e rëndësishme është përgjegjësia komanduese sepse ne iu kemi dhënë strukturën komplete te UÇK-së… Po ashtu në kuadër të trupit punues patëm përgatit një dosje të veçantë për vrasjet e romeve, me 165 viktima të identifikuara” deklaroj mes tjerash MilovanDrecun.