Kanë kaluar rreth dhjetë minuta në ndeshjen Prishtina – Ballkani.
Skuadra suharekase është në epërsi të hershme 0:2, shkruan FrontOnline.
Fillimisht, Mirlind Daku shënoi për 0:1 në minutën e tretë, kurse pas gjashtë minutash dyfishoi epërsinë në 0:2.
Ndryshe, para ndeshjes, Ballkani ia bëri “Koridorin e Nderit” skuadrës kryeqytetase.
Kjo për shkak se tashmë Prishtina e ka siguruar titullin e kampionit./FrontOnline/