×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Drama” për dy printerë, kompania që fiton tenderë milionësh sfidoi ish-vartësit e Vjosa Osmanit (Dokumente)

    Fatlum Berisha
    02 Qershor 2021

    Vjosa Osmani nuk është më kryeparlamentare. Megjithatë në kohën sa mbante këtë post, ajo u sfidua fort nga një kompani private në 2020-n. Është operatori ekonomik “Rikon” që shpërfilli kërkesën që erdhi nga kabineti i saj për sjelljen e një printeri, ani pse me kontratë obligohej të kryente diçka të tillë. Për shërbime të kësaj natyre, kompania ka marrëveshje me 61 institucione publike, përfshirë Kuvendin, për 6 vjet. Vlera e saj “peshon” 3.7 milionë euro.

    Kontrata Rikon – AQP (Kuvendi)

    Drama e kërkim/refuzimit mes institucionit më me peshë në vend dhe kompanisë u zhvillua për disa muaj rresht.

    Kjo dëshmohet përmes disa shkresave online të shkëmbyera mes palëve e të cilat ka arritur t`i sigurojë portali “Front Online”.

    Gjithçka nisi me komunikimin elektronik të datës 18 shkurt, 2020.

    Në të, menaxheri i kontratës Ejup Gashi, punonjës në Kuvend, i lutet kompanisë “Rikon” ta sjell printerin, teksa kërkesën e tij e arsyeton me nevojat e kabinetit të kryetares.

    Email-i i parë mes palëve, 18 shkurt 2020

    Ajo s`merret fare parasysh nga kompania, “Rikon”.

    E kësaj të fundit, Gashi i shkruan përsëri me datën 4 mars 2020.

    Lutja me shkrim e tij është po e njëjta si e disa javëve më parë: kërkon sjelljen edhe të një printeri tjetër, veçse tash për nevojat e sekretarit të Kuvendit dhe menaxheres që punon aty.

    Përgjigjja që merr nuk dallon prej herës së parë. Kompania refuzon kryerjen e shërbimit.

    Email-i i dytë mes palëve, 4 mars 2020

    Në krejt këtë hallakamë përfshihet edhe udhëheqësi i IT-së në Kuvend, Vullnet Kabashi.

    Ky i drejtohet me datën 13 maj përmes email-it sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, të cilit ia rithekson nevojën urgjente që kabineti ka për printer.

    Të njëjtit ia përmend edhe mosveprimin e kompanisë “Rikon”, përgjegjësi e të cilës është ta furnizojë Kuvendin me këtë pajisje.

    Email-i i tretë, komunikimi brenda punonjësve të Kuvendit

    Këtu nisi seria tjetër e “telenovelës”.

    Roli kryesor ndryshon.

    Meqë menaxheri i kontratës, Ejup Gashi, s`merr përgjigje nga kompania as me 13 maj, çështjen në dorë vendos ta marrë vetë sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

    Ky i fundit, vetëm një ditë më pas, me 14 maj 2020, i drejtohet përmes një komunikimi elektronik Agjencisë Qendrore të Prokurimit, të cilës ia paraqet “pasqyrën” e problemit.

    I tregon se kompania Rikon në vazhdimësi po e injoron kërkesën e menaxherit të kontratës së Kuvendit për sjelljen e dy printerëve. Njërin që e ka për veti dhe tjetrin për atë kohë kryekuvendaren Osmani e cila sipas tij kishte 3 muaj që po e priste. Madje, për të përforcuar argumentet e tij, Krasniqi shpjegon edhe urgjencën që kanë si institucion për furnizim me këtë pajisje. Për fund, AQP-së, ai ia lë edhe një paralajmërim që në rast se kompania nuk ndërmerrë veprim, problemin, do ta zgjidhin vetë përmes procedurave direkte të prokurimit.

    AQP është organ që kryen aktivitetet e prokurimit ne emër të autoriteteve kontraktuese në rastet kur këto të fundit kërkojnë diçka të tillë.

    Ngjashëm si në tenderin “Shfrytëzimi i fotokopjeve dhe printerëve me qira” loti I, me Kuvendin që e kishte autorizuar atë për realizimin e këtij procesi tenderues.

    Email-i i katërt, ‘biseda’ online Kuvend – AQP

    Nuk dihet nëse Kuvendi, është bërë më në fund me dy printerët e kërkuar ose jo.

    Zyrtarët e këtij institucioni i ka kapluar heshtja. Tash edhe 10 ditë mungon një përgjigje, ndonëse “Front Online” qe dy herë ka nisur në adresë të tyre pyetje rreth kësaj çështjeje.

    Si Musli Krasniqi, i cili është përgjegjës i Kuvendit për komunikim me publikun e si Ismet Krasniqi, sekretar, ngjashëm, nuk kanë vepruar nga vetë biznesi “Rikon”.

    Por edhe përgjigja e tyre, nuk është se e qartëson problemin.

    Ata vetëm kanë prezantuar të dhëna rreth aktivitetit të tyre, por pa thënë asnjë fjalë të vetme nëse i kanë çuar printerët në organin legjislativ.

    “Eshtë e vërtetë që prej fillmit të pandemisë të gjitha bizeset kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë komplikime vonesa për shkak të transportit ndërkombëtare zvogelimit të prodhimeve etj, ku detyrimisht edhe ne si regjion hyjmë këtu”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    “Kompania Rikon operon ne fushën e IT-se dhe ka 20 vjet në treg. Ne deri më sot nuk kemi pasur asnjëherë shkëputje të kontratës as gjoba për mosrespektim të kontratës apo futje në listë të zezë e gjëra të tilla që rrjedhin si pasojë e ikjes nga kontrata”, përfundon përgjigjja e “Rikon”.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një familje kosovare është ankuar për bllokada të shumta gjatë rrugës nga Zvicra për në Kosovë. Sipas familjes Islami, “një udhëtim i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit. Ministria e Ekonomisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.