Edhe një stadium bejsbolli mund të jetë një vend intim. Kjo u vërtetua disa ditë më parë nga reperi Drake, 39 vjeç, i cili kaloi një darkë romantike me Johann Leil në stadiumin ‘LA Dodgers’, transmeton FrontOnline.
Lajmi u transmetua nga reporteri i televizionit Los Angeles, Chris Cristi. “Unë aksidentalisht fluturova mbi këtë çift i cili kishte një darkë të këndshme në stadiumin bosh Dodgers”, shkroi reporteri.
Sipas ABC7, Drake mori me qira të gjithë stadiumin për një darkë që ishte në fushë pranë bazës së tretë. Kishte një tufë me lule dhe një shumëllojshmëri ushqimesh në tryezë për çiftin, të shërbyer nga kamerieri./FrontOnline/