Reperit të njohur kanadez gjithçka po i shkon ters.
Pas “diss-it” të famshëm që i bëri Kendrick Lamar, duke hedhur akuza të rënda mbi të, Drake e mori “teposhtën”.
Ai vendosi qindra mijëra euro bast për fitore të Kanadasë ndaj Argjentinës, dhe edhe aty humbi.
Tani, reperi po ballafaqohet me kushtet atmosferike.
Vërshimet në Toronto kanë prekur edhe shtëpinë e tij, me ujin që ka hyrë brenda në të gjithë hapësirën.
Në një video qe ka postuar vet reperi në “Instagram Story”, shihet shtëpia e vërshuar, teksa ai mundohet të heqë ujin me një shtupë dyshemeje.
Drake shares video of his mansion being flooded following heavy rainfall in Toronto and the surrounding areas. 😳 pic.twitter.com/cz7QwnAxzJ
— XXL Magazine (@XXL) July 16, 2024