×
  • Lajme
  • Lajme

    Drafti i Marrëveshjes së Washingtonit kishte emërtimin “Republika e Kosovës” – u kundërshtua nga Serbia

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Njohja e ndërsjellë, emërtimi Republika e Kosovës, çështja e Ujmanit- janë pikat që ishin përfshirë e më vonë janë hequr nga marrëveshja, që u ishte prezantuar palëve nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Ndryshimi është bërë pas refuzimit të Serbisë që të nënshkruajë një dokument ku përdoret termi “Republikë e Kosovës” dhe jepet zotimi për “njohje reciproke”.

    KOHA ka arritur të sigurojë draftin e pakualifikuar, në krye të të cilit shkruhej se “Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës pajtohen të ecin përpara drejt normalizimit ekonomik…”.

    Ndërkaq, në versionin final të marrëveshjes, vendet kanë referimin vetëm Serbia dhe Kosova, përfshirë kryeqytetet respektive. Serbia edhe në dialogun e Brukselit kishte arritur ta imponojë emërtimin e negociatave, duke iu referuar si Beograd dhe Prishtinë.

    Në pikën e nëntë të draftit që ka siguruar KOHA, përmendet angazhimi i palëve për të shkuar drejt njohjes reciproke. Por edhe kjo pikë është riformuluar në marrëveshjen finale, duke e larguar njohjen e ndërsjellë.

    Në konferencë për media pas nënshkrimit, presidenti serb Aleksander Vuçiq e kishte quajtur fitore të madhe për Serbinë, largimin e këtyre pikave.

    Ndërkaq, pala kosovare në vazhdimësi ka mohuar të ketë pasur ndryshime në marrëveshje.

    Tensione dhe përplasje brenda delegacionit kosovar kishte prodhuar pika që fliste për Liqenin e Ujmanit.

    Aleanca për Ardhmërinë është irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti i cili kishte thënë se nuk ka pasur asgjë kontestuese sa i përket çështjes rreth liqenit të Ujmanit.

    Por, deklarata e Hotit demantohet nga draftet e dokumentit të marrëveshjes, ku thuhet se, “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

    Burime të “Kohës” të afërta me zhvillimet thonë se, kjo pikë ishte pranuar nga Kryeministri Hoti, dhe për këtë arsye Haradinaj doli publikisht për të paralajmëruar kundër nënshkrimit të saj.

    Pas kërcënimit të Haradinajt me dalje nga koalicioni, Hoti ka kërkuar të riformulohet kjo pikë në marrëveshjen finale.

    “Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në versionin final të marrëveshjes për pikën rreth Ujmanit”, shkruhet në marrëveshjen finale, në pikën për Ujmanin.

    Por, Kryetari i LDK-s, Isa Mustafa, mohon një gjë të tillë.

    Në një status në “Facebook”, ai e ka quajtur të pavërtetë raportimin e mediave, duke thënë se formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim me datë 4 shtator.

    Për harmonizimin në formulim, kryetari i LDK-së tha se u njoftua me Hotin dhe mohoi se ka pasur mungesë komunikimi me Ramush Haradinaj, i cili kërcënoi edhe publikisht me dalje nga koalicioni nëse nuk ndryshohet pika për Ujmanin.

    Sipas interpretimit të juristëve, marrëveshja përbën akt të njëanshëm ku Kosova e Serbia do të duhet të hyjnë në marrëveshje tjera për t’i zbatuar obligimet që i janë zotuar Shteteve të Bashkuara.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme26 Tetor 2024
    Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk...
    Lajme26 Tetor 2024
    Pasi Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi heqjen e masave ndëshkuese – i.e sanksioneve – nga Bashkimi Evropian, deputeti i Partisë Demokratike...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do të bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në...
    Vip26 Tetor 2024
    Ka përfunduar sfida e parë e buxhetit në shtëpinë më të madhe në vend. Banorët kishin për sfidë që nga akuariumi të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë. Ai ka thënë se edhe në Suharekë...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se më Kuvendi i Kosovës nuk funksionon ngase nuk ka...
    Vip26 Tetor 2024
    Burimi ka treguar për një natë të zjarrtë që ka pasë me dy ruse. “Hyra në dhomë ishin krevatet dopio dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.