×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Dosja ekskluzive/ Favorizimi i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, deklaratat e Betim Reçicës në Prokurori (Dokumente) -III

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Emri i Betim Reçicës ishte më i përfoluri në dy shkrimet e para të “Front Online”.

    Aty u shpërfaqën kërcënimet e shantazhet që ky në rolin e d në Ministrinë e Infrastrukturës në vazhdimësi ua bënte Isa Berishës, Leonora Limanit dhe Mirdit Eminit, që të gjithë anëtarë të komisionit vlerësues të një tenderi.

    Nga këta të fundit në kohën sa mbante këtë post më 2018 ai kishte kërkuar që të shpallnin fituese në një tender 88 milionë eurosh kompaninë “Gjoka Konstruksion” që kishte ofertuar për 1.6 milionë euro më shtrenjtë sesa operatori tjetër garues, “Papënburg Ardiani”.

    Mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një aktakuzë ndaj Reçicës.

    Por, çfarë tha para organeve të drejtësisë vetë i akuzuari?

    “Front Online” do ta nxjerr të plotë dëshminë e tij, dhënë para Prokurorisë me 2 qershor të 2020-s, në atë që do të jetë seria e tretë rreth këtij tenderi multimilionësh.

    Betim Reçica e pranon se lidhur me këtë tender ka takuar disa herë në zyrën e tij anëtarët e komisionit vlerësues.

    “Herë pas here komisioni ka ardhur në zyrën time dhe jemi konsultuar lidhur me aspektet ligjore të aktiviteteve të prokurimit dhe rekomandimet profesionale për zbatimin e vendimit të OSHP-së të datës 26.10.2017”, pati deklaruar Reçica.

    Ai mohon të jetë interesuar për operatorët ekonomikë që kishin ofertuar për këtë tender.

    E asesi nuk e pranon t`i ketë kërkuar komisionit ta shpall të përgjegjshme kompaninë Gjoka Konstruksion, oferta e të cilës ishte për 1.6 milionë më e shtrenjtë se e të tjerave.

    “Jo në asnjë rast. Jo vetëm Gjokën, por asnjë operator tjetër”, thotë ish-shefi i prokurimit në MI në dëshminë para prokurores.

    I njëjti deklaron se kërkesa e tij ndaj komisionit ka qenë që vlerësimi i tenderit të bëhet brenda afati ligjor 30 ditësh dhe jo më shpejt.

    Këtë, sidoqoftë, e demantojnë nga komisioni.

    Diçka të tillë, sipas anëtares Lenora Limani, u është kërkuar ta kryejnë për dhjetë ditë, madje në prani të ministrit, Pal Lekaj.

    “Reçica na ka kërcënuar se puna duhet të kryhet për dhjetë ditë. Koha prej 10 ditësh është shumë e shkurtë, meqë komisioni ka pasur kohë prej 45 ditësh”, thuhet në dëshminë e Limanit para organeve të rendit.

    Reçica mohon të jetë paguar ndonjëherë me para kesh që nga viti 2017.

    Ai në bazë të një raporti të Policisë së Kosovës në periudhën mars 2018 – mars 2020 ka bërë gjithsej 14 deponime bankare në vlerë afër 16 mijë euro.

    Kjo është shuma, që sipas tij, ia kthyen familjarët e tij të cilët ia kishin marrë borxh.

    Grumbullimin e saj e arsyeton me kursimet dhe pagën e tij mujore mbi 1 mijë euro qe një kohë të gjatë.

    “Këto para ua kam dhënë borxh familjarëve të mi dhe kur m`i kanë kthyer unë i kam deponuar pastaj përsëri dhe i kam tërhequr sipas nevojës. Nga pasqyra bankare mund të shihni se shuma e deponimeve dhe shuma e tërheqjeve janë shumë të përafërta. Vlen të ceket se për një kohë të gjatë paga ime muajore është mbi 1 mijë euro. Tani aktualisht rroga ime është 1500”, tregon Reçica.

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

    Procesverbali i intervistimit 02.06.2020

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.