Të enjten në mëngjes nga Qeveria e Kosovës njoftuan se janë miratuar masat anti-Covid në mënyrë që të kontrollohet më shumë lakorja e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Në bazë të hartës, disa komuna kosovare u vendosën në zonën e kuqë. Zonë kjo me mbi 150 raste të reja për 100 mijë banorë.
Në këtë grup hyjnë komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës, Shtimes, Ferizajt, Gjilanit, Obiliqit e Mitrovicës së Jugut.
Por veç pak orë pas këtij vendimi të Qeverisë, një komunë është larguar nga zona e kuqe. Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Jugut të udhëhequr nga Agim Bahtiri.
Lajmin se Mitrovica është hequr nga zona e kuqe e ka konfirmuare vet Bahtiri.
Ai tha se pas argumenteve të ofruara nga ana e tij në adresë trë ministrit Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë.
Postimi i plotë:
•Mitrovica këtë javë është në zonën e verdhë dhe nuk ka orë policore•
Së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, sot kam pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku diskutuam lidhur me situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në qytetin e Mitrovicës, dhe për masat e reja të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës në luftimin e kësaj pandemie.
Ministrin e njoftova për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale lidhur me situatën rreth COVID-19 në Mitrovicë, ku potencova faktin se e Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftën kundër pandemisë. Ndërsa, sa i përket masave të vendosura nga Qeveria lidhur me vendosjen e Komunës së Mitrovicës në zonë të kuqe, unë shpreha kundërshtimin tim edhe në këtë takim, duke e arsyetuar me shifra të sakta të personave të prekur në qytetin tonë të marra çdo ditë nga IKShP-ja, dhe pas këtyre informatave të detajuara dhe të argumentuara, ministri Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë, i cili presim të publikohet nesër.
Në mënyrë që Mitrovica të vazhdoj të mbetet në zonën e verdhë apo të bëjë progres dhe të kaloj në zonën e gjelbërt, unë i lus qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal duke i vendosur maskat dhe zbatuar në mënyrë strikte udhëzimet e IKShP-së.
Pas vizitës së realizuar në Komunën e Mitrovicës së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Safet Kamberi kemi shoqëruar ministrin Zemaj për vizitë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku janë pritur nga drejtori i këtij Spitali, Enis Istrefi, me të cilin kemi biseduar për kapacitetet e këtij spitali për trajtimin e pacientëve me COVID-19, si dhe nevojat që ka personeli mjekësor në luftimin e kësaj pandemie.