Pas Lëvizjes Vetëvendosje edhe AKR’ja ka kërkuar që Ministri Selim Selimi të jep dorëheqje, raporton Gazeta Express.
Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli, pas shkrimit të Selimit për lirimin nga detyra të Enis Qerkës ka thënë se ministri pas këtij veprimi do të ishte mirë ta shkarkonte edhe veten.
“Ministri është mirë ta liroj veten po ashtu. Po të mos ishte raportuar nga Koha Ditore, ai do të vazhdonte detyrën e tij. Ministri sigurisht që ishte i informuar për të kaluarën e tij kriminale”, ka shkruar Murseli.