×
  • Lajme
  • Lajme

    Doracakun për “Edukim Seksual”, e ndalon edhe Mitrovica

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.

    Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata thonë se ky vendim u mor me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.

    “Drejtoria për Arsim e komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat. Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore”, thuhet në njoftim.

    Tutje, komuna shton se të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.

    Deri më tani Lipjani, Prishtina, Skenderaj, Fushë Kosova, Vushtrria, Vitia dhe Deçani janë komunat që kanë ndaluar përdorimin e këtij doracaku.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.