Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja shqiptare, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.
Sadiku është ftuar si “sparing” partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonenn, përcjell FrontOnline.
Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021.
Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lart ftesën, e cila është e mirëseardhur për boksieren Sadiku, të cilës do t’i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.
FBOXK falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen, për ftesën, si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun./FrontOnline/
https://www.facebook.com/latif.demolli/posts/4486909108005100?__cft__[0]=AZWV9ARI_zha0VhsUCWNmGJwm1oka3exEJ4o7WTZR3dj-ptrO21quJ9QcGDLSJq47yy1ekL1s1lwLeNoCCfwS2tVD5dkWIXYCUiNZBhb_W35o0_QgRWXI1LewofIfqaxchk&__tn__=%2CO%2CP-R