Ditën e djeshme, në fund të puntatës së rradhës të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Arbana Osmani i kërkoi secilit banor që të thotë se me kë do donin të shkonin në finale.
Të gjithë banorët thanë mendimet dhe idetë e tyre, ndërkohë që asnjë nga ata nuk përmendi emrin e Donald Veshajt, si personi me të cilin do donin të ishin natën vendimtare të 18-shkurtit.
Për këtë arsye, Donaldi ka qenë i shqetësuar dhe e ka ndarë këtë me një prej banorëve të shtëpisë Egzonën.
Aktori i humorit është hapur me të duke thënë se ai ishte i mërzitur që asnjë nga banorët nuk e tha emrin e tij për në finale. Ai u shpreh duke specifikuar se pyetja ishte lidhur me dëshirën për finale, ndaj priste të dëgjonte emrin e tij të paktën nga Monika apo Beniada me të cilat ka një raport shumë të mirë.
“Sido që të jetë u mërzita shumë që askush nuk tha emrin tim për në finale dhe pyetja ishte me dëshirë.Unë prita te Beniada,te Monika”,u shpreh Donaldi.
“Unë kam pështypjen se Beni tha emrin tim sepse nuk donte të ndante ty me Ilirin”,tha Egzona.
“Çlidhje ka,ti thua atë që mendon,atë që ti do të thuash”,tha Donaldi.