Vëllai i Madh i ka vënë banorët përballë një sfide mjaft të vështirë, ata duhet t’i tregojnë historitë e dashurisë nga e kaluara.
Teksa të gjithë prisnin që Donaldi të ritregonte historinë me Borën ai vendosi të tregojë një histori gjatë kohës sa ishte në gjimnaz.
Ai tregoi se në vitin e parë në gjimnaz u dashurua me një vajzë, por ajo ishte ndërkohë në një lidhje dashurie.
Ai ka treguar se ajo ka lënë të dashurin për të vazhduar me Donaldin.
Mirëpo, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u pëplas fizikisht me të, por që personi në fjalë e denoncoi dhe Donaldi përfundoi në polici.
“Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq”, tha Donaldi.