18 shkurti shnënon finalen e madhe të Big Brother VIP.
Tash kur kanë mbetur pak ditë, banorët po përballen me sfida të ndryshme nga ‘Vëllau i Madh’.
Kësaj radhe banorët kishin provë javore, improvizimin e filmave shqiptar.
Donaldi dhe Monika kanë improvizuar filmin e njohur ’14 vjeç dhëndër’.
Por gjatë provave, ndodhi një incident i papritur.
Donaldi i shtrirë mbi tavolinë ku improvizohej si djep, teksa Monika po e lidhna ra në tokë pasi tavolina u thye.
Banorët e tjerë që po shihnin provat, u shkrinë së qeshuri.