Ditën e sotme Donaldi është surpizuar nga vëllai i tij binjak, Romeo.
Nga një parashutë nga lart Romeo thërret emrin e tij për ta mbështetur në këtë rrugëtim duke i dhënë shumë kurajo.
“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie.
Donaldi gjithashtu i tregon banorëve se kishte një ndjesi që diçka e bukur do ti ndodhte sot.
“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka. Mua zoti më do shumë. Kam një vëlla të mrekullueshëm.Më mungon shumë”, tha ai i përlotur.