Lidhja e dashurisë mes Donaldit dhe Borës, mori shumë vemendje mediatike, por akoma më shumë, kur ata u ndanë dhe Donaldi u bë pjesë e Big Brother.
Historia u rikthye në vëmendjen e publikut me hyrjen e Donaldit në shtëpinë e Big Brother kështu duke rritur vëmendjen e publikut ndaj tyre.
Gjatë kohës sa ata ishin bashkë, ishin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, madje kjo vërtetohet edhe në një video të Bora Zemanit kur ishte e ftuar në një rubrikë tek emisioni i Luana Vjollcës në Janar të vitit 2021.
Ajo duhej të vazhdonte fjalinë “Donaldi për mua është…” dhe përgjigja e saj ishte “I dashuri im” e ajo që bie në sy është shkëlqimi i syve të saj teksa përmend emrin e tij.