Ditët e fundit duket se mes Donaldit dhe Beatrixës ka një ftohje të theksuar.
Beatrix u shpreh se Donaldi nuk i jep më vëmendje si në ditët e para.
‘’Nuk ma kap më dorën si në fillim’’, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër ishte Donaldi i cili shprehu keqardhjen për gjithë situatën e krijuar dhe pamundësinë që Beatrix po i krijon për t’i përmirësuar gjërat.
‘’Unë e kam pyetur disa herë se çfarë ka, por nuk ka dashur të më japë përgjigje. E di që do vëmendje gjithë ditën por sipas meje unë e kam dhënë. Nuk paguhem për këtë, unë nuk jam klloun’’, u shpreh ai i nervozuar.