Bora Zemani e Donald Veshaj ka shumë muaj prej kur komentohen për ribashkimin e tyre.
Fansat e tyre kapin pothuajse edhe detajin më të vogël, të cilët vërtetojnë se ata tashmë janë bashkë.
Ani pse as njëri e as tjetri nuk kanë folur hapur mbi këtë temë, dyshja me veprimet e tyre e kanë thënë fjalën e tyre.
Së fundi vëmendja është përqendruar pikërisht në veshjen e Donaldit në emisionin e së premtes “Më lër të flas”.
Si gjithmonë, aktori është veshur në mënyrë sportive, por bluza e tij ka rënë në sy.
Kjo bluzë është parë edhe më herët e veshur nga moderatorja, Bora Zemani.
E gjitha kjo po konsiderohet si një konfirmim i ribashkimit të tyre.