Vëllezërit Veshaj ka disa ditë që kanë përmirësuar raportet me Lori Hoxhën.
Por një gjë të tillë nuk mund ta themi edhe për Arbana Osmanin, shkruan lajmi.net.
Donaldi nuk e ndjek më Arbanën në Instagram, ani pse ajo nuk e ka hequr nga lista e ndjekësve. Ky detaj mori vëmendje pas finales së BB kur u përfol se Donaldi ishte përplasur me produksionin.
Pas situatës së krijuar, kryesisht pas pjesëmarrjes së Donaldit dhe Romeot në festën e “Top Channelit” gjërat ndryshuan, binjakët Veshaj nisën ta ndiqnin sërish Lori Hoxhën në Instagram dhe anasjelltas.
Kështu ata treguan se nuk kishin hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas” ashtu siç u përfol.
Mirëpo sa i përket raporteve me Arbanën, ajo që vihet re është se Romeo nuk e ndjek më moderatoren.
Pas përfundimit të formatit, Romeo ka hequr nga lista e ndjekësve Arbanën duke shtuar dyshimet se diçka kishte ndodhur mes tyre.
Madje, në Post BB VIP moderatorja në njëfarë mënyre ironizoi nismën e tij për ndërtimin e katër shtëpive.
“Mesa duket Donaldi i paska pasur 100 mijë euro” ishte shprehur Arbana./Lajmi.net/