Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ndër çiftet më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.
Historia e tyre e dashurisë mori vëmendje të madhe gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP dhe që nga ajo kohë dyshja javë vazhdimisht pjesë e mediave rozë.
Ndarja e tyre e më pas ribashkimi i ktheu ata në një prej çifteve më të famshme në vend ndërsa ata tashmë nuk e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Një dedikimi të veçantë dashuri, Donaldi ka bërë edhe së fundmi për partneren e tij, e cila të gjithë momentin e ka kapur në video.
Teksa aktori ishte i fokusuar në ndeshjen çerekfinale të Botërorit që Portugalia e humbi përballë Markout, Bora i kërkon t’ia bëjë një dedikim.
“Më thuaj një fjalë të bukur”, dëgjohet të thotë prezantuesja.
“Të dua siç e do Ronaldo Kupën e Botës”, përgjigjet Donaldi.
Ndërkohë, kujtojmë që të dy mbesin të angazhuar me projektet e tyre televizive dhe teksa ndajnë të njëjtat ambientet ata janë gati të pandashëm nga njëri-tjetri. /Telegrafi