Gjatë kohës që Semi dhe Donaldi ishin pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP” patën një miqësi tejet të fortë, por që pas daljes së Semit nga shtëpia, shoqëria e tyre mori fund.
Pas daljes së këngëtares, Donaldi nisi të krijonte miqësi me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj me të cilën u lidh gjatë kohës që ishte brenda, teksa në njëfarë mënyre e harroi ish të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani, e cila është mikesha më e ngushtë e Semit.
Kjo gjë bëri që Semi ta hiqte nga lista e ndjekësve Donaldin dhe vazhdoi me ‘thumba’ herë pas here. Ndërsa këngët që ajo i publikoi u panë më shumë si mesazh i historisë së dashurisë të aktorit me moderatoren e njohur.
Me mbarimin e “Big Brother Albania VIP”, përfundoi edhe lidhja e Donaldit me Beatrixën, ndërsa aktori publikonte mesazhe dhe këngë në llojin e kërkim faljes për gjërat që i kishte bërë gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë.
Javën e fundit, filloi sërish historia e “Bora-Donald” duke e marr vëmendjen e të gjithë mediave rozë dhe ndjekësve nëpër rrjete sociale, ku ata u panë duke qëndruar së bashku në një diskotekë në Prishtinë.
Sikur, mos të mjaftonte vetëm kjo ‘telenovel’, ata kanë ftuar këngëtaren Semi Jaupaj në emisionin e tyre “Më lër të flas”. E që në një video të publikuar shihet Semi, Donaldi dhe Romeo, ku ky i fundit i thotë vëllait të tij binjak: “Nëse e do thuaje”.