×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Donald Tump shkarkon zyrtarin e Sigurisë për Zgjedhje, i cili i doli kundër

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Presidenti Donald Trump shkarkoi të martën drejtorin e agjencisë federale që garantoi besueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020.

    Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë përSigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Christopher Krebs me një postim në Twitter, duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje tësigurisë së zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.

    Shkarkimi i Krebs, një i emëruar i Trump, vjen pasi presidenti po refuzon të pranojëfitoren e Presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden dhe po largon nga detyra zyrtarë të nivelit tëlartë që i konsideron si jo besnikë sa duhet. Ai pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më tëgjera që vendosën besnikët e Trump në pozicione të larta të Pentagonit.

    Krebs, një ish-ekzekutiv i Microsoftit, drejtoiagjencinë e njohur si CISA, që nga krijimi i saj pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet 2016 deri në zgjedhjete nëntorit. Ai u vlerësua nga të dyja krahët e politikës ndërsa CISA bashkërendonte përpjekjetfederale, shtetërore dhe lokale për mbrojtjen esistemeve zgjedhore nga ndërhyrjet e huaja ose tëbrendshme.

    Ai nuk pati ndonjë prirje për të rënë në sy, megjithëse shprehu besim përpara votimeve tënëntorit tek siguria e zgjedhjeve dhe më pas, hodhiposhtë akuzat se numurimi i votimeve ishte shoqëruar me mashtrime. Disa herë, ai u duk se po e kundërshtonte drejtpërdrejt Trumpin, një lëvizje befasuese nga një zyrtar i Departamentit tëSigurisë Kombëtare, një agjenci që ka ngjallur kritika se është shfaqur se ishte shumë e afërt me synimet politike të presidentit.

    CISA lëshoi deklarata ku hidhte poshtëpretendimet se një numër i madh të vdekurish rezultonin si votues ose që dikush mund tëndryshonte rezultatet pa u diktuar.

    Ai gjithashtu shpërndau një deklaratë nga një koalicion zyrtarësh federalë dhe shtetërorë duke arritur në përfundimin se nuk kishte prova qëvotat ishin komprometuar ose ndryshuar nëzgjedhjet e 3 nëntorit dhe se këto votime ishin mëtë sigurtat në historinë amerikane.

    Krebs shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj presidentit dhe u përpoq të qëndronte mbi grindjet politike, megjithëse ai u përpoq të kundërshtonte dizinfromatat që vinin nga presidenti dhe mbështetësit e tij. “Nuk është detyra jonë të kontrollojmë vërtetësinë e asaj që thotë presidenti,” tha ai në një konferencë me gazetarët në prag të zgjedhjeve.

    CISA punon me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë që menaxhojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara sidhe me kompani private që sigurojnë pajisjet e votimit për të garantuar sigurinë kibernetike dhe rreziqe të tjera gjatë monitorimit të votimit dhe numërimit të votave nga një dhomë kontrolli në selinë e saj pranë Uashingtonit. Agjencia punon gjithashtu me industrinë dhe shërbimet për të mbrojtur bazën industriale të vendit dhe rrjetin e energjisë nga kërcënimet.

    Agjencia gëzon një reputacion të mirë mes autoriteteve që u shërben – shtetit dhe zyrtarëve lokalë të zgjedhjeve që mbështeten në këshillat dhe shërbimet e saj në një kohë sulmesh kibernetike pothuajse të vazhdueshme – si dhe në Kongres, kuligjvënësit kohët e fundit propozuan një rritje tëbuxhetit të saj vjetor prej rreth 2 miliardë dollarë.

    Mes njoftimeve të fundit se zoti Krebs kishte frikëse mund të pushohej nga puna, kongresmeni Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare, kishte thënë se ishte i shqetësuar dhe i dërgoi një mesazh drejtorit për ta pyetur nëse ishte mirë. Përgjigja ishte,, “tani për tani”, tha demokrati nga Misisipi.

    “Është për të ardhur keq nëse dikujt me një talent të tillë i mbyllet goja,” tha zoti Thompson. “Nuk kam parë asnjë prirje partiake tek ai. Ai ka qenë një profesionist i përkryer.”

    Kongresmeni Jim Langevin, një demokrat nga Rhode Island i cili merret me çështjet e sigurisë kibernetike, u kishte bërë thirrje kolegëve të tij republikanë që ta mbronin atë para se të hiqej nga posti.

    “Chris Krebs dhe CISA kanë punuar aq mirë nën udhëheqjen e tij sepse ai dhe ekipi i tij thjesht kanë bërë punën dhe nuk u morën me politikë partiake,” tha Langevin.

    Agjencia kishte pasur fillime të vështira. Pak përpara se Presidenti Barack Obama të largohej nga zyra, Shtetet e Bashkuara i përcaktuan sistemet zgjedhore si infrastrukturë kritike të sigurisë kombëtare, si digat ose termocentralet, si rezultat i ndërhyrjes nga Rusia, gjë që përfshinte depërtimin e sistemeve të zgjedhjeve shtetërore sidhe dizinformimin masiv.

    Disa zyrtarë të zgjedhjeve në shtete dhe republikanët, duke dyshuar për ndërhyrje federalenë territorin e tyre, ishin kundër këtij kategorizimi. Shoqata Kombëtare e Sekretarëve të Shtetit miratoi një rezolutë në kundërshtim me lëvizjen në shkurt 2017. Por administrata e Presidentit Trump mbështeti përcaktimin dhepërfundimisht zyrtarët skeptikë të shteteve e mirëpritën ndihmën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.