Donald Trump ka dhënë një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan në të cilën ndër të tjera ka prekur edhe Meghan Markle dhe Princin Harry. Mësohet se Trump nuk është adhurues i dukeshës britanike dhe në një intervistë të re ka thënë se beson se mbretëresha duhet t’i heqë të gjithë titujt nipit dhe nuses.
“Harry është në kontroll. Unë nuk do ta përdor termin e plotë, por mendoj se e dini se çfarë dua të them. Ai është plotësisht në kontrollin e saj, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Unë nuk jam një fanse e Meghan Markle nga fillimi. Unë mendoj se ai po e tërheq Harry-n për hundë,” thotë Trump. Ai thotë se nuk pajtohet me trajtimin që Harry ka nga Mbretëresha.
‘Ajo duhet t’i kishte thënë, ‘Mirë, është zgjedhja jote, por ti nuk ke më titull dhe mos u kthe më.’ Ai është plot mungesë respekti për mbretëreshën dhe për mendimin tim është turp”, shtoi ai.
Trump ka besim se Harry dhe Meghan do të divorcohen.
“Unë vlerësoj shumë mirë. Siç e dini – unë parashikova pothuajse gjithçka. Do të përfundojë me ata të dy dhe do të përfundojë keq. Dhe pyes veten nëse i gjori Harry do të kthehet te mbretëresha në gjunjë dhe do t’i lutet që ta lërë të kthehet. ”, thotë ish-presidenti amerikan./FrontOnline/