Donald Trump Jr. është shfaqur si anëtari më i fuqishëm i familjes Trump gjatë periudhës së kalimit të pushtetit, ndërsa presidenti i zgjedhur apo babai i tij Donald Trump po krijon kabinetin më të kontestuar në historinë e SHBA-ve, sipas disa burimeve që kanë njohuri mbi rolin e tij.
Ai ka ndihmuar që disa kandidatë për pozita të larta në administratën e tij të ngrihen apo të bien, duke promovuar besnikë pa përvojë përpara kandidatëve më të kualifikuar.
Trump, i cili vlerëson shumë besnikërinë, ka kërkuar shpesh këshilla politike nga anëtarët e familjes, por kush e ka vëmendjen e tij ka ndryshuar me kohën.
Këtë herë, është Don Jr., i cili ka ndihmuar në ngritjen e disa kandidatëve, si mbështetje për senatorin JD Vance si partner të mundshëm në kandidaturën presidenciale të Trump, dhe bllokimin e ish-sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për të u bërë pjesë e kabinetit, sipas burimeve, që përfshijnë donatorë, miq dhe aleatë politikë.
Don Jr. do të bashkohet me fondin e kapitalit konservator 1789 Capital, megjithatë një nga burimet tha se ai do të vazhdojë të mbajë podcastin e tij të përqendruar në politikë dhe të mbështesë kandidatët që ndjekin linjën politike të Trump.
Ai do të ofrojë këshilla për babain e tij në Shtëpinë e Bardhë, tha burimi, megjithatë ata paralajmëruan se Don Jr. është i pamundur të përfshihet në diskutimet e përditshme, shkruan Reuters