Donald Veshaj vazhdon të komentohet edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Pak kohë më parë, Donaldi ka publikuar këngën “Nuk je”, ku pretendohet se i është dedikuar moderatores, Bora Zemani.
Pas këtij publikimi, ai ka filluar disa koncerte në Tiranë apo Prishtinë, ku ka performuar bashkë me vëllaun e tij binjak dhe mikun Elgit Dodën.
Mirëpo duket se Donaldi e ka fokusin momentalisht në projektet e tjera pasi ka qenë Elgiti i cili ka postuar në ‘InstaStory’ një video ku pamjet tregojnë se artisti ndodhet në studio dhe mbi të ka etiketuar dy binjakët.
“O çfarë po vjen”, ka shkruar Elgiti krahas videos duke lënë të kuptohet se djemtë po sjellin shumë shpejt një projekt të ri muzikor.
Kujtojmë se Donaldi ka treguar më parë se nuk ka dashur t’i futet muzikës por mesa duket aktorit të humorit ka filluar t’i pëlqejë kjo gjë sidomos pas suksesit të këngës së tij të fundit ku numëron miliona klikime në ‘YouTube’.