Një përplasje interesante ka ndodhur mes Sinan Vllasaliut, Don Xhonit e Mozzikut.
Përplasja ndodhi një vit më parë për të vazhduar sërish tani.
Ishte Sinan Vllasaliu i cili i quajti tekstet e reperëve banale.
Kësaj radhe i është kundërpërgjigjur vetëm Don Xhoni.
Ai ka reaguar në ‘Instagram’ pasi këngëtari Sinan Vllasaliu tha për Don Xhonin se “as nuk e njoh këtë çunin as nuk e di. Mua më janë lëshuar tekstet e tyre dhe ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Kurgjo personale nuk kam. Tekstet janë banale.”.
“Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marre mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22 vjet bebe, jam tu a q* rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime.”, ka shkruar reperi.
Ky reagim është marrë direkt si kundërpërgjigjje për Sinan Vllasaliun.