Raportet mes Noizyt dhe Don Xhonit vazhdojnë të jenë të ftohta, ata jo rallëherë përmes rrjeteve sociale kanë ironizuar njëri-tjetrin.
Së fundmi, Don Xhoni ka bërë një veprim e cila nuk dihet si të emërohet.
Ai ka shpërndarë bashkëpunimin e fundit të Loredanës dhe Noizyt, por e ka “injoruar” reperin në fjalë.
Me këtë veprim, vuloset edhe një herë se nuk kemi shkrirje të tensioneve mes reperëve.
Don Xhoni ka mbështetur Loredanën, pasi së bashku kanë hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Gjuj për to”.
Përndryshe, Noizy dhe Loredana kanë arritur 3 mlionë klikime me këngën “Heart Attack”.