Don Xhoni thekson se asnjë artist shqiptar nuk ka arritur kaq shumë sukses sa ai në një periudhë 2 vjeçare.
Reperi ka bërë një postim në Instastory, ku shpreh lumturinë për atë që ka arritur në një kohë fare të shkurtër në tregun muzikor. Gjithashtu, ai falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Nuk kam nevojë për me më vlerësuar një individ ose një media, puna duket. Krejt e dinë se çfarë është bërë për dy vjet, e dinë që nuk ka artist shqiptar që ka arritur prej 0 deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujore. Fakt 100 %. Por pa marrë parasysh pozicionin dhe suksesin tim momental, unë prapë nuk jam i ngopur në punë, e di që kemi me shkuar në nivele të tjera.
Unë i besoj punës time e me emër të Zotit, kam me dëshmuar hala që kam shumë për të dhënë dhe me arrit, normalisht bashkë me juve dhe dhe krejt njerëzve që kam përreth”, shprehet Don Xhoni.
Kujtojmë që reperi ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pasi konfirmoi se është ndarë me modeen ruse, Ariana Lirey.