“Për’puthen Prime” e mbrëmshme ishte një natë magjike.
Mikela dhe Erjoni dolën si çift nga programi i dashurisë.
Pas shumë komenteve dhe urimeve që pranuan ata pas përfundimit të rrugëtimit, Erioni vendosi që me një postim t’i përmbledh të gjitha ato që duhej.
Ai u shpreh se është i lumtur për personat që ka njohur brenda programit si dhe ndaj të dashurës, Mikelës.
“Jam i lumtur që ky rrugëtim u mbyll në këtë mënyr me ty në krah , @mikela_pupa_official ♥️”, shkroi ai ndër të tjerash.
Mikela dhe Erjoni janë çifti i tretë i këtij sezoni.