Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Në një postim në “X”, Hovenieri ka ndarë një fotografi krah Kukës duke thënë se përkushtimi I tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.
“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI, Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori.