
Edhe pse tashmë veçse ka filluar lirimi i masave si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani, Krasniqi ka theksuar se mbajtja e distancës sociale dhe e higjienës duhet të vazhdojë edhe më tej.
“Edhe tani pasi kemi filluar edhe në Gjermani edhe në Kosovë që të bëhet një lirim i masave duhet të jemi tëvetëdijshëm që ta mbajmë distancën sociale, të ruhemi me maskën në fytyrë, të mbajmë higjienën e duarve edhe nëse nuk është Coronavirusi, sepse mund të jshfaqen viruset dhe bakteret e tjera”, ka thënë ai.
E sipas doktorit kosovarë që punon në Gjermani, është mirë që sa më shumë të largohemi edhe nga tubimet përfshirë edhe dasmat.
“Të shmangemi prej të gjitha tubimeve të shumta të popullatës dhe t`i largohemi dasmave apo konferencave të panevojshme sepse këto janë ato situata ku mund të përhapen virusi shumë shpejtë”, ka thënë ai.