Dojna Mema bashkë me partnerin e saj Vlashent Sata zbuluan sot gjininë e fëmijës që po presin me një postim në Instagram nga vetë moderatorja.
Në videon e postuar, Dojna shfaqet me këngëtarin të cilët kanë vendosur ta zbulojnë gjininë e fëmijës në me tullumbace dhe flakadanë me ngjyra.
Duke e përjetuar me shumë emocione çifti zbuloi se janë në pritje të një djali, pasi zbulimi i surprizës e mbushi ambientin me ngjyrë blu.
Krahas videos ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dedikimit që Dojna i ka bërë djalit të saj:
“Qe tani e imagjinoj kapitullin e ri te jetes sime ku pasi te kem shkelur çdo Lego neper shtepi dhe te di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do me thote : O ma je me e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot?! 😅💙 #boymama #kababaçun”.