Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë djegur me benzinë një veturë në fshatin Bresalc.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 24 tetorit, ku në stacionin policor në Gjilan është paraqitur rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Lidhur me këtë rast, më 31 tetor, policia ka arrestuar të dyshuarit B.S. dhe E.K.
“Persona te panjohur kishin ndezur me benzin veturën e llojit Golf III, ngjyrë e kaltër me targa 06 pronë e ankuesit po nga ky fshat. Njësitet e hetimeve te stacionit policor te Gjilanit me 31 Tetor 2020 kanë arrestuar të dyshuart B. S.(1983) si i dyshuari kryesor i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur prova të qëndrushme se ai e ka kryer këtë vepër në tërësi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998) të dyshuarit me vendim te prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se për momentin motivet e këti rasti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve stacioni Policor i Gjilanit.