×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dogana parashikon që deri në fund të viti t’i inkasojë 1.2 miliard €

    FrontOnline
    28 Gusht 2021

    Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 842 milionë euro ose mbi 32 për qind më shumë se në vitin 2020.

    Përderisa Dogana parashikon që deri në fund të vitit t’i mbledhë 1.2 miliard.

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se eksporti deri më tani ka arritur shifrën e 350 milionë eurove, derisa thotë që deri në fund të vitit presin që eksporti të arrijë në 700 milionë.

    “Ky vit është një ndër vitet që ne kemi arritur rekordin e të hyrave, dhe është performanca e gjithëmbarshme e ekonomisë së Kosovës, për momentin që flasim ne jemi te 842 milionë euro të grumbulluara për buxhetin që nënkupton se në krahasim me vitin 2020 kemi rreth 32% më shumë, por viti 2020 ka qenë një vit pandemik dhe krahasimi nuk është aq real por edhe me vitin 2019 ne jemi 15% plus krahasim edhe me atë vit, pra të hyrat e doganës janë duke performuar shumë mirë”.

    “Ne presim që të kalojmë 1.2 miliard euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës, por nuk mund ti dimë të gjitha të fshehtat që mund të vinë si rezultat i pandemisë”.

    “Jo vetëm eksporti, por edhe performanca e gjithë bilancit tregtar apo qarkullimit tregtar i cili ndodh në Kosovë është shpresëdhënëse për arsye se ne jemi duke parë rritje të madhe të eksportit dhe jemi duke parë edhe mbledhje të të hyrave dhe performancë të ekonomisë shumë më të mirë”.

    “Eksporti deri tani ka arritur mbi 350 milionë euro dhe në krahasim me vitin e kaluar është një rritje enorme dhe deri në fund të viti presim që eksporti të arrijë rreth 700 milionë euro që është edhe rekord që është arritur ndonjëherë”, ka thënë ai për EO.

    Mirëpo, sipas Stavilecit krahas saj ka shënuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit.

    Tutje ai thotë  se, Dogana sfidohet në luftimin dhe parandalimin e mallrave të kontrabanduara.

    “Importi i mallrave nga Serbia nuk mund të themi që ka shënuar rritje por nëse krahasohet me periudhën me të cilin nuk kemi pasur import fare nga Serbia, tani ka import të mallrave nga Serbia”.

    “Nuk mund të themi që kemi rritje të tentimeve për kontrabandim por kemi rritje të zbulimit të rasteve që të parandalojmë në shumë raste disa tentime për kontrbandim”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.