Njësiti i Doganës ka parandaluar kontrabandën në tri raste të ndara.
Dogana e Kosovës së bashku me Inspektoratin Farmaceutik-Ministria e Shëndetësisë kanë marrë pjesë në kontrollin e një Barnatoreje në Pejë në të cilën është gjetur hapësira që shfrytëzohej për fshehjen e barnave të kontrabanduara, shkruan Front Online.
“Asnjë nga barnat e gjetura në këtë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës.
Përvec këtij rasti, janë zbuluar edhe dy tentim kontrabandime.
“Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Ne rastin e dyte në një Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone për Stimulim të Fekondimit Artificial”, thuhet tutje.
Dogana e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që rastet e tilla të lajmërojnë.
“Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095”.