×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dogana mbledh 580 milionë euro

    FrontOnline
    29 Qershor 2021

    Dogana e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shënuar rritje të të hyrave dhe prurjeve në krahasim me vitin e kaluar.

    Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se të hyrat janë 28 përqind më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

    “Ne kemi arritur që të mbledhim një sasi të konsiderueshme të të hyrave. Mund të ju them që deri tani kemi mbledhur rreth 580 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 28 % më shumë, por duhet të kemi parasysh që viti i kaluar ka qenë pandemik dhe të hyrat nuk kanë performuar aq mirë, por edhe në krahasim me vitet paraprake të hyrat janë në rritje e sipër. Rritja e të hyrave nuk varet nga Dogana, por nga performanca e ekonomisë së Kosovës dhe bizneseve që operojnë në Kosovë dhe paguajnë tatimin”, ka thënë Stavileci.

    Ai, në Klan Kosova, ka folur edhe për kontrabandën.

    “Nuk mund të themi se kemi rritje të kontrabandimit se nuk mund të kemi edhe rritje të të hyrave e në anën tjetër të kemi edhe rritje të kontrabandës, sepse po të kemi rritje të kontrabandës atëherë të hyrat automatikisht do të ulen”, ka pohuar ai.

    Stavileci ka deklaruar se akciza është njëra ndër arsyet se pse disa produkte si duhani dhe alkooli tentohen të kontrabandohen.

    “Duhani apo nafta të cilat kanë taksa shumë dhe për këtë arsye ato kontrabandohen. Nëse arrijnë të kontrabandohen, fitimi i një kontabandisti është shumë me i madh me këto produkte sesa të kontabandojë shishe të ujit”, është shprehur Stavileci.

    Stavileci tha se presin që gjatë gjysmës tjetër të këtij viti të ketë një rritje edhe më të madhe të të hyrave sesa në gjashtëmujorin e parë./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.