Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë duke zhvilluar sot një aksion në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarreve.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Stavileci.