Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, e ka quajtur provokim vizitën e paralajmëruar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë.
Ai ka thënë se vizita e Kurtit nuk kontribuon në stabilitetin rajonal teksa ka paralajmëruar se Republika Serbe “nuk do të qëndrojë e heshtur”.
“Kjo vizitë është provokim i hapur, një fyerje për të gjithë serbët dhe konfirmim se Sarajeva po përdoret si platformë për zbatimin e politikave që nuk kanë të bëjnë asgjë me paqen, bashkëpunimin dhe respektimin e të drejtave”, ka shkruar ai në platformën X.
Më 5 dhjetor, Kurti parashihet që të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
Në këtë samit do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale.
Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën për shkka të kundërshtimit të entitetit të Republikës Sërpska, të udhëhequr nga presidenti prorus i saj, Dodik, i cili është nën sanksione amerikane për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.